Policia zbardh detaje nga ngjarja e rëndë në Mallakastër, lëndohet edhe zjarrfikësi që hyri në pus

10 Korrik 2022, 13:50

Të tjera detaje janë zbardhur nga policia lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Mallakastër, ku 38-vjeçari Besnik Veliaj humbi jetën, pasi ra në pusin e ujit, ndërsa i plagosur mbeti 33-vjeçari Bledar Bregu. Ata kishin hyrë për të pastruar pusin, kur ishin bllokuar brenda, ndërsa në ndihmë të tyre ka shkuar menjëherë zjarrfikësja dhe ambulanca.