Politika e ndarë edhe në kremtimet për 110 vjetorin e pavarësisë, deputeti i PD: Nuk mund t’i bashkohemi qeverisë që ka shpopulluar vendin

28 Nëntor 2022, 11:56 | Përditesimi i fundit: 2022-11-28 13:50:01

Edhe në këtë 110 vjetor, politika shqiptare ka qenë e ndarë në kremtimet për festën e pavarësisë në Vlorë. Deputetë dhe përfaqësues të partisë Demokratike kanë mbajtur homazhe pranë varrit të Ismail Qemalit në Vlorë.