Porositës i 137 kg kokainë nga Ekuadori, GJKKO lë në burg Gentian Malindin! U arrestua 2 ditë më parë duke lëvizur me makinë në Vorë

29 Tetor 2022, 12:08

GJKKO ka vendosur të lërë në burg Gentian Malindin, i cili u arrestua 2 ditë më parë në një automjet në lëvizje në Vorë. Ai kërkohej që prej vitit 2019 pasi dyshohet se është porositësi i 137 kg kokainë në 2019.