Portali online për fermerët, Ponari: Gati në fillim të vjeshtës, i informon për kulturat që do prodhojnë e çmimet e shitjes

11 Korrik 2022, 12:48 | Përditesimi i fundit: 2022-07-11 14:29:11

Nga shtatori, prodhuesit shqiptarë do të kenë akses në një portal të posaçëm. Në një intervistë për “Report Tv”, Holta Ponari, këshilltare në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural tha se portali do të informojë fermerët shqiptarë lidhur me kulturat që duhet të prodhojnë dhe çmimet me të cilat mund të tregtohen. Qëllimi kryesor i portalit, është të forcojë pozitat e fermerit në treg.