Porti i Durrësit debat në Report Tv! Boçi: PS po përpiqet të fshehë këtë aferë korruptive! Gogu: S’kemi kohë për të humbur, më i madhi në Mesdhe

17 Nëntor 2022, 18:52

Projekti i Portit të Durrësit ka përplasur edhe në studion e Report TV deputetin demokrat Luçiano Boçin dhe atë socialist Toni Gogun. Të ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, dy deputetët  parashtruan qëndrimet e tyre për portin e Durrësit, ku sipas Boçit është një tjetër aferë korruptive e Ramës e cila po përpiqet që të fshihet për shkak të kërkesës për ta kaluar me procedurë të përshpejtuar.