Porti i Durrësit, Meta: Në krye të aferës është Edi Rama, shkelës i kushtetues! Rrezikohet të mbetemi pa port mallrash

15 Nëntor 2022, 12:37

Ish kreu i shtetit, Ilir Meta u shpreh se në krye të së ashtuquajturës afera e portit të Durrësit përgjegjës është Edi Rama. 

“Pas asnjë diskutim në krye të kësaj afere është Edi Rama. Sepse është ai shkelës i kushtetutës dhe ligjeve dhe është mashtruesi i opinionit publik për të fshehur këtë projekt mafioz. Kjo është e qartë dhe fakte të tjera do dalin në vazhdim. Ai është mësuar që në çdo projekt fut pjesë nga opozita por përgjegjësia është tij, firma dhe mashtrimet janë të tij. Kjo është përgjegjësi penale e padiskutueshme sepse bëhet fjalë për pronën më të rëndësishme të Shqipërisë. Jemi bashkuar iniciativës së deputeteve dhe partisë demokratike për të ngritur padi në Kushtetuese. Pra, për ndërtuesit që sjell Edi Rama dhe i favorizon në mënyrë të paligjshëm, ndërsa për ndërtuesit e tjerë në Durrës kemi ato kushte që tregojnë pabarazi. Padyshim ne do ndërmarrim çdo iniciativë për parandalimin e këtij projekti mafioz. Rrezikon që Shqipëria për një kohë shumë të gjatë të mbetet pa port mallrash. “- tha Meta.

  •  

    No videos found.