Porti i Durrësit pikë hyrëse për kalimin e kokainës! Raporti i Global Initiative: Investime të rëndësishme, por goditen ‘të vegjlit’! Porti i riskuar nga grupet kriminale

27 Korrik 2022, 15:54

Një raport i Global Initiative për Krimin e Organizuar, e konsideron Portin e Durrësit si rrugë kalimi të kokainës. I përfshirë në studim në mesin e nëntë porteve në Ballkan ku trafikohen lëndë narkotike që mbërrijnë nga vendet e Amerikës Latine, Global Initiative e konsideron të vogël Portin e Durrësit, por me një peshë të madhe sa i përket ndikimit tek grupet kriminale. Duke përmendur investimet e kryera në teknologji të lartë skanimi dhe kamerash sigurie, raporti nuk lë pa përmendur edhe pjesët e dobëta.