Posteri i Këlliçit me gishtin e mesit, Gështenja refuzon ta komentojë: Për mua ka rëndësi sa bashki fiton opozita! Jam ndarë nga Berisha për parimet e mia

27 Prill 2023, 14:07

Deputeti i PD, Lefter Gështenja ka zgjedhur të mos e komentojë posterin e Belind Këllicit që nxjerr gishtat e mesit me argumentin se ia drejton korrupsionit në Tiranë. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Sot, live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Gështenja tha se me rëndësi për të është vetëm rezultati i zgjedhjeve të 14 majit dhe triumfi i opozitës.