Precedenti ‘Cani’/ 37 gjyqtarët e prokurorët që u shkarkuan me votën Luan Dacit, nga Zaganjori, Dedeja deri te Rovena Gashi! A apo e godet ‘Strasburgu’ Vetingun?

4 Tetor 2022, 20:53

TIRANË- Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka vendosur sot rrëzimin e vendimit të formës së prerë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për shkarkimin nga detyra të prokurorit Besnik Cani, duke kërkuar rihapjen e procedurave. Argumenti kryesor i Gjykatës Evropiane është fakti se ish anëtari i KPA, Luan Daci, i cili ka marrë pjesë në gjykimin e dosjes së Besnik Canit, nuk është zgjedhur në formë të rregull. Luan Daci u dënua nga dy gjykatat e posaçme, shkalla e dytë dhe e apelit, pasi kishte falsifikuar dokumentet gjatë aplikimit për t’u bërë pjesë e KPA-së.