Prej 10 ditësh në kërkim të 27-vjeçarit, rrobat e gjetura në Bjeshkët e Maqedonisë së Veriut nuk i përkisnin Meledin Adilit! Familjarët: Të hetohen telefonatat me celular

13 Shtator 2022, 13:58 | Përditesimi i fundit: 2022-09-13 15:01:37

Në fshatin Borje të Kukësit, banorët dhe familjarët prej 10 ditësh janë në pritje të një lajm të mirë për gjetjen e  27-vjeçarit Meledin Adili i raportuar i zhdukur që nga mbrëmja e 4 shtatorit të këtij viti. Edhe disa rroba të gjetura në bjeshkët e Maqedonisë së Veriut, ku janë shtrirë kërkimet, sipas Nehbi Sjecës, Kryetar i Federatës së Kalerimit të Kosovës, nuk i përkisnin Meledinit.