Preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës në protestë para kryeministrisë: Do të vetëflijohemi! Shteti t'i vërë gishtin kokës, s'kemi asnjë përgjigje

25 Janar 2023, 11:12 | Përditesimi i fundit: 2023-01-25 15:29:29

Me pankartat “Nuk e falim pronën”, “Shteti ka fytyrën e krimit”, “Shteti na ka shitur”, banorët e Bërxullës po protestojnë këtë të mërkurë para kryeministrisë. Kërkesat e tyre janë që të devijohet projekti i rrugës Thumanë-Kashar që prek banesat e tyre, të bëjnë shpronësim me vlerë të tregut si dhe të ketë rrugë dytësore me mbikalim e nënkalime.