Preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës sërish në protestë: ‘Gener 2’ ndërton pa leje! Do të bojkotojmë zgjedhjet vendore

4 Dhjetor 2022, 22:22

Banorët e Bërxullës, të cilët preken nga ndërtimi i autostradës Thumanë-Kashar protestuan sërish këtë të diel, në mbrojtje të pronës së tyre. Ata paralajmërojnë se do të bojkotojnë zgjedhjet vendore pasi mungon reagimi institucional, por edhe nga kompania Gener 2 që po kryen punimet.