Presidenti i Maqedonisë së Veriut: Nuk do të ketë drejtësi derisa nuk shohim gjykatës dhe prokurorë në burg

22 Dhjetor 2022, 20:18

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në fjalimin e tij vjetor, të enjten, para deputetëve kritikoi pushtetin gjyqësor por edhe politikanët dhe institucionet tjera për praninë e lartë të korrupsionit në Maqedoni të Veriut.