Presidenti Ilir Meta mbledh online në 12:00 Këshillin e Sigurisë Kombëtare

25 Mars 2020, 08:54

TIRANË- Presidenti Ilir Meta do të mbledh Këshillin e Sigurisë ditën e sotme në orën 12:00 dhe burime për Report Tv bëjnë me dije se mbledhja do të zhvillohet online.

Mësohet se kreu i shtetit do të jetë në Presidencë, i shoqëruar nga Këshilltarët e tij, e ndërsa anëtarët e kabinetit qeveritar, me në krye kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësuesit e tjerë të institucioneve kryesore në vend do të jenë në zyrën e tyre. E gjitha kjo është bërë për të ruajtur ditancën e sigurisë nga njëri-tjetri, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Report Tv ka mësuar se ishte planifikuar që të zhvillohej në Pallatin e Brigadave, por më pas është rëndë në dakordësi për ta zhvilluar mbledhjen online. Në fokus të kësaj mbledhje do të jetë reagimi i të gjitha institucioneve për marrjen e masave lidhur me koronavirusin, ku titullarët do të raportojnë para kreut të shtetit, njëherazi dhe kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.I pranishëm do të jetë edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në emër të opozitës së Bashkuar. Ai ka konfirmuar ditën e djeshme pjesëmarrjen. Kjo mbledhje ishte planifikuar që dje, dhe vjen një ditë pasi shpalljes që fatkeqësisë natyrore për shkak të koronavirusit, ku deri më tani janë konfirmuar 5 viktima dhe 123 të infektuar. Më herët, Meta ka thirrur në presidentë për të marrë informacione lidhur me masat në rrugë zyrtare dhe Institucionale, ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun dhe drejtuesin e planit financiar të qeverisë, Arben Ahmetaj. Hera e fundit, kur u mblodh Këshilli i Sigurisë Kombëtare ishte pas tërmetit të 26 nëntorit.

    No videos found.