Qeveria shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore për shkak të koronavirusit

Qeveria shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore për shkak të koronavirusit

TIRANE-Shqipëria shpalli për 30 ditë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin për shkak të situatës nga koronavirusi, ku deri tani janë shënuar 5 viktima, ndërsa numri i të infektuarave ka shkuar në 123, teksa i gjithë vendi ndodhet në karantinë totale dhe i izoluar. Gjendja e emergjencës parashikon kufizimin e të  drejtave të  garantuara  nga nenet 37, 38, 41, pika 4, 49 dhe 51 të Kushtetutës deri  në  masën  që  konsiderohet e  domosdoshme për të arritur ruajtjen e shëndetit të shtetasve (lexo ketu). 

Por në fakt, disa nga të drejtat që parashikohen që të kufizohen me gjendjen e fatkeqësisë natyrore janë kufizuar prej disa ditësh, pasi ndalohet dalja jashtë orarit të përcaktuar, lëvizja nga qyteti, dalja nga vendi, mbyllja e bizneseve, etj! Gjithashtu qeveria miratoi edhe paketën social-ekonomike duke i dalë përpara këtij vendimi. Pra me vendimin për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, qeveria vendimet që ka marrë deri tani i mbështet ligjërisht.

Por kush do ta drejtojë? Komiteti  Ndërministror i Emergjencave Civile  (KNEC) i ngritur në nëntor të vitit të kaluar për gjendjen e jashtëzakonshme nga tërmeti tragjik në tre qarqe, do të organi  më  i  lartë  për  koordinimin  dhe bashkërendimin  e  veprimeve  të  institucioneve shtetërore  dhe  të  subjekteve  private,  si  dhe  të burimeve financiare e materiale për përballimin e fatkeqësisë  natyrore  për  shkak  të  epidemisë  së shkaktuar  nga  COVID-19,  deri  në 30  (tridhjetë) ditë  nga  hyrja  në  fuqi  e  këtij  vendimi.  Anëtar  i KNEC-së me vendim të qeverisë caktohet dhe ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Në mbledhjet e KNEC-së marrin pjesë, me kërkesë  të  kryetarit,  përfaqësues  të  organeve  të ndryshme publike, të biznesit, ekspertë/ profesionistë   të   fushës   së   mjekësisë   e   të shëndetit  publik  dhe  përfaqësues  të  shoqërisë civile ose drejtues  të OJF-ve me objekt veprimtarie shëndetin publik dhe ndihmën humanitare. Instituti i Shëndetit Publik caktohet në rolin e Sekretariatit Teknik të KNEC-së, për çështje të fatkeqësisë   natyrore   të  shpallur   për   shkak   të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Por çfarë ndodh nga nesër, pasi në fuqi sot u fut vendimi për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore? Masat e jashtëzakonshme në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë nga koronavirusi prekin të gjitha institucionet, që duhet të realizojnë plane masash organizative dhe administrative për përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, ndërsa edhe buxhetin duhet ta rivlerësojnë në bazë të situatës së krijuar. Institucionet përveç vendosjes në  dispozicion të burimeve njerëzore  e logjistike duhet të    caktojnë  objektet    shtetërore    në përgjegjësinë  e  tyre  të administrimit,  që  mund  të vihen  në  dispozicion.  Institucionet aktivizojnë  dhe organizojnë procedurën  e  karantinës për popullsinë e rrezikuar.

Çfarë ndalohet? "Në gjendjen aktuale të fatkeqësisë natyrore ndalohen tubimet, manifestimet dhe grevat. Gjithashtu kufizohen aktivitetet  në  minimumin  e domosdoshëm për të gjitha organet publike. Kufizohet lëvizja  e  lirë  për  brenda  ose jashtë  shtetit  në  përputhje  me  nevojat  e  diktuara nga fatkeqësia natyrore. Subjektet private në këtë gjendje që ndodhet aktualisht vendi janë të detyruara që  të  mbyllin  ose  të kufizojnë  përkohësisht veprimtarinë e tyre. Po, ashtu kufizohet zhvillimi  i aktiviteteve ekonomike për subjektet private në përputhje me nevojat e diktuara nga fatkeqësia natyrore, pra mbyllja e bizneseve të përcaktuara në vendim. Për mjetet  e  angazhuara  në  përballimin  e  gjendjes  së fatkeqësisë natyrore nuk vilet  tarifa  e  kalimit  rrugor". Praktikisht shumica e këtyre masave janë marrë nga qeveria, ndërsa tani mbështeten në ligj.

VENDIMI I PLOTE NGA QEVERIA
PËR SHPALLJEN E GJENDJES SË FATKEQËSISË NATYRORE
Në  mbështetje  të  neneve  100,  170,  174,  pika 1, e 175, pika 2, të Kushtetutës, dhe të shkronjës “ç”, të nenit  18, të pikës  1,  të  nenit  19,  dhe  të pikës  1,  të  nenit  39,  të ligjit  nr.45/2019,  “Për mbrojtjen civile”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe   Mbrojtjes   Sociale   dhe   të ministrit të Shtetit  për  Rindërtimin,  Këshilli  i Ministrave

VENDOSI:
1. 
Shpalljen  e  gjendjes  së  fatkeqësisë  natyrore në të gjithë Republikën e Shqipërisë për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

2.  Kufizimin  e  të  drejtave  të  garantuara  nga nenet 37, 38, 41, pika 4, 49 dhe 51 të Kushtetutës deri  në  masën  që  konsiderohet e  domosdoshme për të arritur ruajtjen e shëndetit të shtetasve.

3.  Komiteti  Ndërministror  i  Emergjencave Civile  (KNEC),  i  ngritur  me  vendimin  nr.750, datë 27.11.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen  e  gjendjes  së  fatkeqësisë  natyrore  në qarqet Durrës, Lezhë dhe Tiranë”, të ndryshuar, është  organi  më  i  lartë  për  koordinimin  dhe bashkërendimin  e  veprimeve  të  institucioneve shtetërore  dhe  të  subjekteve  private,  si  dhe  të burimeve financiare e materiale për përballimin e fatkeqësisë  natyrore  për  shkak  të  epidemisë  së shkaktuar  nga  COVID-19,  deri  në 30  (tridhjetë) ditë  nga  hyrja  në  fuqi  e  këtij  vendimi.  Anëtar  i KNEC-së   caktohet   dhe   ministri   i   Shtetit   pë Rindërtimin.

4. Në mbledhjet e KNEC-së marrin pjesë, me kërkesë  të  Kryetarit,  përfaqësues  të  organeve  të ndryshme publike, të biznesit, ekspertë/profesionistë   të   fushës   së   mjekësisë   e   të shëndetit  publik  dhe  përfaqësues  të  shoqërisë civile    ose    drejtues    të    OJF-ve,    me    objekt veprimtarie    shëndetin    publik    dhe    ndihmën humanitare.

5. Instituti i Shëndetit Publik caktohet në rolin e Sekretariatit Teknik të KNEC-së, për çështje të fatkeqësisë   natyrore   të  shpallur   për   shkak   të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

6.  Për  përballimin  dhe  lehtësimin  e  pasojave të    fatkeqësisë    natyrore    merren    masat    e jashtëzakonshme, si më poshtë vijon:

6.1. Institucionet publike:

a) të realizojnë plane masash organizative dhe administrative   për   përballimin   e   gjendjes   së fatkeqësisë natyrore;

b)    të    përdorin    burimet    financiare    të parashikuara   në   buxhetin   vjetor,   si   dhe   të rivlerësojnë  buxhetin  e  tyre  vjetor,  në  përputhje me kryerjen e shpenzimeve shtesë të paparashikuara;

c)  të  vënë  në  dispozicion  burimet  njerëzore  e logjistike;

ç)    të    caktojnë    objektet    shtetërore    në përgjegjësinë  e  tyre  të administrimit,  që  mund  të vihen  në  dispozicion  për  strehimin  e  popullsisë së evakuuar;

d) të kufizojnë aksesin në ambiente publike, të cilat kanë një frekuentim të gjerë;

dh)  të  ndalojnë  tubimet,  manifestimet  dhe grevat;

e)  të  kufizojnë  aktivitetet  në  minimumin  e domosdoshëm për të gjitha organet publike;

ë)  të vendosin në karantinë të gjithë personat e konfirmuar ose të dyshuar se janë të prekur nga COVID-19;

f)   të   krijojnë   dhe   të sigurojnë   zonat   e karantinës me personel, të cilit t’i sigurohen të gjithë    masat    parandaluese    për    të    evituar infektimin;

g)    të    garantojnë    kushtet    dhe    stafin    e kualifikuar për kurim të specializuar në qendrat e karantinës;

gj)  të  pajisin  të  gjithë  punonjësit  e  qendrave spitalore    dhe    shëndetësore    me    bazën    e nevojshme materiale për shmangien e infektimit.

6.2.   Strukturat operacionale   të   sistemit   të mbrojtjes civile:

a) të vendosin dhe të zbatojnë masa të veçanta për  garantimin  dhe  rritjen  e  sigurisë  së  shtetasve në zonat e prekura nga fatkeqësia;

b)    të    aktivizojnë    dhe    të    organizojnë procedurën    e    karantinës    për    popullsinë    e rrezikuar;

c)  të  organizojnë  kontrolle  të  njëanshme  të banesave  dhe  objekteve  private  për  evidentimin dhe trajtimin e personave të prekur nga virusi;

ç)  të  kufizojnë  lëvizjen  e  lirë  për  brenda  ose jashtë  shtetit  në  përputhje  me  nevojat  e  diktuara nga fatkeqësia natyrore;

d) të kufizojnë organizimin e grevave;

dh)   të   kufizojnë   zhvillimin   e   aktiviteteve ekonomike për subjektet private në përputhje me nevojat e diktuara nga fatkeqësia natyrore;

e)  të  japin  ndihmën  e  parë  ndaj  personave  të prekur nga virusi dhe të realizojnë  transportimin e  të  prekurve  për  në  qendrat  spitalore  ose  në infrastrukturën e karantinës;ë)  të  organizojnë  procedurat  e  detyruara  për kryerjen e shërbimeve funerale.

6.3. Subjektet private:

a)  të  respektojnë  procedurat  dhe  masat  për karantinën;

b)  të  informojnë  lidhur  me  të  dhënat  që ndihmojnë     institucionet     dhe strukturat     e mbrojtjes   civile   në   përballimin   e   gjendjes   së fatkeqësisë;

c)  të  përfshihen  në  detyra  të  veçanta,  në përputhje me përgatitjen, aftësitë dhe me nevojën për  të  ndihmuar  në  kapërcimin  e  gjendjes  së fatkeqësisënatyrore;

ç)  të  mbyllin  ose  të kufizojnë  përkohësisht veprimtarinë e tyre;

d)  të  mos  vjelin  tarifat  e  kalimit  rrugor  për mjetet  e  angazhuara  në  përballimin  e  gjendjes  së fatkeqësisë natyrore.

6.4. Shtetasit:

a) të zbatojnë urdhrat, masatdhe udhëzimet e autoriteteve  të mbrojtjes  civile,  si  dhe  të  ndjekin procedurat  e  kërkuara,  në  mënyrë  të  veçantë  për karantinën dhe pezullimin e aktiviteteve;

b)  të  informojnë  lidhur  me  të  dhënat  që ndihmojnë institucionet  publike  dhe strukturat  e mbrojtjes   civile   në   përballimin   e   gjendjes   së fatkeqësisë;

c)  të  përfshihen  në  detyra  të  veçanta,  në përputhje me përgatitjen, aftësitë dhe me nevojën për  të  ndihmuar  në  kapërcimin  e  gjendjes  së fatkeqësisë natyrore.

7. Të gjitha të drejtat dhe liritë e kufizuara me akte,  të dala  në  zbatim  të ligjit nr.15/2016, “Për parandalimin  dhe  luftimin  e  infeksioneve  dhe sëmundjeve infektive”, të ndryshuar, dhe me aktin normativ  nr.3,  datë  15.3.2020,  të  Këshillit  të Ministrave,  “Për  marrjen e  masave  të  veçanta administrative  gjatë  kohëzgjatjes  së  periudhës  së infeksionit   të   shkaktuar   nga   COVID-19”,  të ndryshuar, mbeten në fuqi.

8.   Ngarkohen   Komiteti   Ndërministror   i Emergjencave  Civile  dhe  të  gjitha  institucionet shtetërore  dhe  publike  për  zbatimin  e  këtij vendimi.

Ky   vendim   hyn   në   fuqi   menjëherë   dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

( Kliko këtu ) Vendimi i plotë i qeverisë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:56
Shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore, PD: E përshëndesim vendim, u mor 5 ditë pasi e kërkoi Basha

Partia Demokratike ka përshëndetur vendimin e qeverisë për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, e cila thekson se kjo u mor 5 ditë pasi e kërkoi Basha dhe se tani qeveria duhet të përgjigjet për dëmet që shkaktohen si pasojë e kësaj fatkeqësie.

"Partia Demokratike përshëndet vendimin për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, 5 ditë pas kërkesës zyrtare të Kryetarit të Opozitës Lulzim Basha. Akti i shpalljes së masës së jashtëzakonshme duhet plotësuar pa humbur më asnjë ditë nga Qeveria me vendimin për masat e kompensimit të dëmeve, procedurat, afatet, strukturat shtetërore përgjegjëse për vlerësimin e dëmeve, si dhe dëmet dhe subjektet që kompensohen. Sipas Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, është detyrim i shtetit shqiptar të përgjigjet për dëmet që shkaktohen nga pasojat e një fatkeqësie", thuhet në njoftimin e PD.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironci: 25/03/2020 08:53

    Eshte per tu pershendetur vendimi i qeverise Rama! Edhe boni mire qe degjoj opoziten se ky eshte Rama ! por e kunderta ka qene me kriminelin Berisha qe kurr nuk degjoj opozite po veç i vrau dhe i sakatot ky eshte ndryshimi mes PS dhe PDse.

    Përgjigju
  • Basha mbas Epidemie ,,te behet gati per ne Rec te Shkodres..: 24/03/2020 23:31

    Me gjithe kompanine e tije,,me minjte qe po e ndjejne Termetin e Recit..

    Përgjigju
  • ham: 24/03/2020 22:50

    ca budallalliku, po pse ne në karantine cfar po bejme, nuk po bejme fatkeqesi natyrore, hahahahha, nejse kjo do jete ndonje budallallik i Lulit dhe Likes.

    Përgjigju
  • Ilir: 24/03/2020 22:27

    Po nuk ka rezultat orari. Se qe fabrikat e kepuceve ketu ne Kruje jan hapur dhe kan nga 500-600 veta ato duhen mbyllur pa tjeter se atje do e marrin corona virusin punetoret duhen ti paguajn ne shpi. Un me gjith bashkeshorten dhe gocen e vogel pa rrij mbyllur ne shtepi nga 10 dit un kam len punen kurse bashkeshorten nuk e kam len te shkoj ne pun dhe nuk paguan pronari te fasoneria sepse atje beshtjellen te gjith me semundje dhe pa semundje dhe e hajn te gjith pastaj. Ju lutem merrnje parasysh kete mesazh dhe publikonja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Reshje dëbore në Krujë, pamje spektakolare nga Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës

Reshje dëbore në Krujë, pamje spektakolare nga Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës