Pretendimet e opozitës për amnistinë penale, Manja ndërhyn në ‘Frontline’: Janë 4 raste zyrtarësh të ulët që mund të përfitojnë, jo të dënuarit nga GJKKO

22 Shkurt, 23:04 | Përditesimi i fundit: 2024-02-22 23:05:46

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka ndërhyrë në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv për të sqaruar opinionin publik mbi akuzat e opozitës që pretendon se ndryshimet në projektligjin për amnistinë penale janë bërë për të amistuar zyrtarët e lartë të korruptuar.