Pretendimet e PD për votën e diasporës/ Celibashi: S’ka fletë votimi të shtuara, as vota të trafikuara

22 Maj 2025, 13:49 | Përditesimi: 22 Maj 2025, 13:49

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi flet edhe për pretendimet e Partisë Demokratike për manipulim të votave të diasporës. Në një konferencë për mediat, Celibashi i tha gazetares së Report Tv, Esiona Konomi se nuk ka fletë votimi as të shtuara dhe as të trafikuara, por shtoi se mbetet për t’u vlerësuar pretendimet për shpërndarjen e votave nga kompania postare DHL. Për këtë të fundit, thotë se brenda ditës së sotme pritet të dorëzojë të gjithë dokumentacionin  që tregon se si është bërë shpërndarja e fletëve të votimit.

 

I.M/Shqiptarja.com