Prezantohet abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë, ministrja Nagavci: Me një punë të madhe arritëm një proces kaq të rëndësishëm! Do të kemi projekte të tjera

11 Shtator 2022, 19:13

Ministrja e  Arsimit e Kosovës Arbërie Nagavci u shpreh se abetarja e re është një ndër gurët e parë në bashkëpunimin mes dy vendeve teksa njoftoi se në të ardhmen se do të ketë dhe projekte të tjera.

"Është kënaqësi dhe nder i veçantë për mua për  promovimin e abetares unike. Shpresojmë që sot të fillojmë mësimin e shkronjave me një abetare  te përbashkët. Vogëlushit tanë do të mësojnë gjuhën shqipe me  një abetare të përbashkët, do të bëjmë histori. Kemi jo vetëm një abetare të re, po një libër  cilësor. Është detyra e jonë e  përbashkët për të vazhduar shembullin e mësuesve tanë të shembullt dhe të dashur.