Prezantohet projekti 'BE për migracionin', Gonzato: Përgjegjësi e përbashkët! Mbështet përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim

18 Qershor, 15:06 | Përditesimi: 18 Qershor, 15:06

Bashkimi europian do të mbështesë Shqipërinë në menaxhimin e flukseve migratore. Vendi është pjesë e të ashtuquajturës “rruga ballkanike”, e kalimit të migrantëve që synojnë shtetet europiane. Për ambasadorin e BE-së Silvio Gonzato, bëhet fjalë për një përgjegjësi të përbashkët, e njëkohësisht, një pikë kyçe edhe në procesin e anëtarësimit.

    I.M/Shqiptarja.com