Prezantohet Projekti i Portit Tregtar të Durrësit në Porto Romano

12 Dhjetor 2022, 12:18

Projekti i Portit të ri Tregtar të Durrësit po prezantohet ditën e sotme në Pallatin e Brigadave. Investimi për portin e ri tregtar, sipas qeverisë pritet të jetë rreth 390 milionë euro, ndërsa do të mundësojë 1500 vende të reja pune. 46% e vlerës së investimit do të financohet nga qeveria shqiptare, ndërsa pjesa tjetër, 54% do të financohet nga kompania ndërtuese.

      No videos found.