Primaret e 'Rithemelimit', dalin disa prej emrave të kandidatëve, 84 pretendentë për 26 bashki! Në 3 bashki nuk ka garë, përballja me Veliajn ‘më e lakmuara’

15 Nëntor 2022, 18:35

Komisioni i Rithemelimit ka miratuar kandidatët për garën e Primareve në 26 bashki në vend, ndërkohë që ende nuk ka konfirmim për 45 bashkitë e tjera.  Në një komunikim për mediat Albana Vokshi ka prezantuar. Vihet re që janë gjithsej 84 kandidatë për 26 bashkitë, ndërkohë që gara më e fortë është Tirana me 7 kandidatë.