Pritet ardhja e 10 viktimave nga Kroacia, familjarët dhe vullnetarët presin me lule në duar në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë

28 Korrik 2021, 14:00

Trupat e 10 viktimave të aksidentit rrugor të së dielës në Kroaci, do të mbërrijnë brenda një kohe të shkurtër në Kosovë por në pikën e kalimit kufitar Shqipëri-Kosove janë mbledhur disa emigrantë për t’i pritur trupat e pajetë.

Emigrantët dhe familjarët janë mbledhur me lule në duar për t’i nderuar viktimat e aksidentit të së dielës në Kroaci.

Një mërgimtar qe nuk deshi te fliste para kamerave tha se jeton në Gjermani që 22 vjet dhe ka dalë për t’i nderuar viktimat dhe shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.