Privati rrit taksën në tregun e Lezhës, tregtarët: E papërballueshme, jemi drejt falimentimit

9 Janar 2023, 14:33

Shoqëria private që menaxhon tregun e qytetit të Lezhës ka rritur tarifën për shfrytëzimin e hapësirës me 150 lek për metër katror. Privati justifikohet me faktin se do të kryejë investime, ndërsa tregtarët thanë se çmimi është i papërballueshëm në kushtet kur është ulur xhiroja ditore.