Prej pak çastesh disa prej qyteteve kryesore të vendit janë përfshirë nga një black-out total.
Report Tv sjell pamje nga Lushnja dhe Vlora të cilat janë zhytur në terr pas problemeve me energjinë elektrike.
Grupet e punës së OSHEE janë në terren për rregullimin e lidhjes elektrike. Ndërkohë problem kanë shfaqur edhe linjat e internetit.