Mosdekretimi i Lleshit, Rama i shkon në presidencë Metës

4 Nëntor 2018, 11:39 | Përditesimi i fundit: 2018-11-04 15:01:22

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim për më shumë se 90 minuta me presidentin Ilir Meta në presidencë. Rama ka dalë duke buzëqeshur nga presidenca. Pavarësisht se iu kërkoi socialistëve të mos reagojnë dhe të mos komentojnë vendimin e Presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e gjeneral Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm, vetë kryeministri Rama kërkoi një takim me Metën. 

Report Tv ka siguruar pamje nga momentet kur Rama hyn në Presidencë. Nuk dihet ende nëse ky takim ka patur një rezultat pozitiv, por dje Rama porositi deputetët socialistë të mos reagojnë pasi sipas tij, politika është një lojë shahu.Takimi Rama-Meta vjen pas deklaratës publike që Presidenca lëshoi dje, ku thuhej se Meta nuk kishte krijuar një bindje të plotë për kandidaturën e gjeneral Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm. Komenti për vendimin e Metës, nuk ka munguar as nga demokratët. Basha nga Korça tha sot se Meta po vepron në bazë të kompetencave kushtetuese.

Mosdekretimi i Lleshit nga Meta në këtë post, e lë vendin pa ministër të Brendshëm, duke e kthyerShqipërinë në vendin e parë në Evropë që është pa ministër të Brendshëm, megjithëse ka si emergjencë luftën ndaj kriminalitetit.

Ky nuk është rasti i parë që Meta refuzon të dekretojë një kandidaturë të kryeministrit Edi Rama. Edhe në rastin e Helidon Bendos, i cili nuk u dekretua nga Meta si kryetar i SHISH, ky rast ka nisur të trajtohet si i ngjashëm me atë të Lleshit.

Shqiptarja.com mësoi dje se Lleshi mund të jetë zëvendës ministër i Brendshëm, dhe të drejtojë ministrinë e Brendshme si zëvendës ministër, por kjo nuk i jep atij kompetencat e nevojshme për të drejtuar këtë dikaster.

    No videos found.