Kriminaliteti, emergjencë por Shqipëria është vendi i parë në Europë pa ministër të Brendshëm

Kriminaliteti, emergjencë por Shqipëria është vendi i parë në Europë pa ministër të Brendshëm

I propozuari për ministër të Brendshëm, Sandër Lleshi

Shqipëria është në prag të një krize të paprecendetë institucionale, duke u shndërruar në vendin e parë në Evropë pa ministër të Brendshëm dhe drejtor të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Dy institucionet kryesore në Shqipëri për luftën kundër krimit dhe terrorizimit, dy kolonat e vetme që garantojnë sigurisë kombëtare, tashmë janë pa drejtues. Protagonist i kësaj situate të pazakontë dhe ndoshta me pasoja të paparashikueshme, është Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili përmes disa akteve me natyrë politike dhe në kapërcimit të rolit formal kushtetues, por përpiqet të kushtëzojë dhe t’u imponohet kryeministrit dhe Kuvendit, pushteti i të cilëve buron drejtpërdrejt nga vota e popullit.

Pikërisht në kulmin e luftës kundër krimit të organizuar, kreu i shtetit ka vendosur të refuzojë dekretimin e ministrit të ri të Brendshëm, pasi ashtu ka bindjen. Ministria e Brendshme nuk është vetëm kolona qëndrore në betejën kundër të gjitha formave të krimeve, por edhe qendra e gravitetit për bashkëpunimin me organizmat partnere në luftën kundër krimit dhe terrorizimit. Kjo situatë mund të shkaktojë reagime edhe nga vende të tjera aleate duke filluar nga SHBA, që prej kohësh kanë vendosur prioritet për Shqipërinë pikërisht luftën kundër trafiqeve dhe krimit të organizuar.

Ndërkaq, refuzimi i dekretimit të Sandër Lleshit për ministër të Brendshëm është lëvizja e radhës politike e kreut të shtetit, duke krijuar vakanca jetike institucionale. Që në 30 tetor të vitit 2017, Presidenti Ilir Meta, mban të bllokuar emërimin e drejtorit të ri të kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Elidon Bendon, i propozuar nga kryeministri, duke lënë pa drejtues institucionin kryesor të sekreteve në Shqipëri, i cili ka për misionin mbrojtjen e sigurisë kombëtare të vendit, ruajtjen e integritetit, të pavarësisë dhe të rendit kushtetues. Ndonëse propozimi qëndron prej më shumë se një vit në tavolinën e tij, kreu i shtetit ende nuk është i bindur as për ta pranuar dhe as për ta kundërshtuar.

“Unë vendos me bindje të plotë. Në rastin aktual as se kam kthyer e as se kam konfirmuar. Shumë të mirë e kemi marrëdhënien me zv.Drejtorin aktual të SHISH”, tha Meta mbrëmjen e së premtes. Ndërkaq, në dhjetor të 2017, Meta ka pohuar se “Duhet të kemi në konsideratë se një vendimmarrje e tillë është shumë e rëndësishme, cila kërkon kohë. Presidenti duhet të jetë i bindur se një vendimmarrje përfundimtare”. Pra, një vit nuk ka mjaftuar që kreu i shtetit të krijojë një bindje. Gjithsesi, nëse për emërimin e kreu të SHISH Kushtetuta nuk ka një afat, për emërimin ose jo të ministrit, Kushtetuta ka përcaktuar një afat, pikërisht për të evituar situata të tilla.

Vakanca në Këshillin e Sigurisë

Refuzimi i Presidentit për të dekretuar Sandër Lleshin për Ministër të Brendshëm komplikon edhe më shumë situatën, duke sjellë vakanca edhe në Këshillin të Sigurisë Kombëtare, organ ky që drejtohet nga kreu i shtetit. Ministri i Brendshëm dhe drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Në raste mbledhje të këtij Këshilli, për ngjarje apo rreziqe në horizont për sigurinë kombëtare, do të mungojnë drejtuesit e dy institucioneve kryesore të sigurisë në vend.

Skenari i mundshëm

Në kushtet e vetos nga Meta, zgjidhja që Kryeministria po shqyrton është emërimi i Sandër Lleshit si zv.ministër i Brendshëm, pozicion që nuk kërkon asnjë dekretim nga presidenti. Burime pranë qeverisë shpjegojnë për Shqiptarja.com se kryeministri Edi Rama, deri tani nuk mendon të propozojë një emër të dytë në vend të Sandër Lleshit, për të mos krijuar një precedent politik të rrezikshëm.

Dhe kështu mund të ndodhë që presidenti të mund t’i zëvendësojë totalisht kompetencat e kryeministrit në përzgjedhje të anëtarëve të kabinetit. Pikërisht për të shmangur këtë precedent, Rama mund të vendosë të anashkalojë presidentin, duke emëruar Sandër Lleshin zv.ministër. Ky vendim megjithatë, mund të ketë efekte negative në procedurat për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe pikërisht për luftën kundër kriminalitetit, e cila pretendohet të ketë efikasitet nëse ministria e Brendshme drejtohet me kompetenca të plota nga një ministër dhe jo nga një zv.ministër.

Precedenti ‘Mejdani’, pse Meta nuk mund të bllokojë qeverinë

Në historinë e pluralizmit shqiptar ka pasur vetëm një precedent kur Presidenti i republikës nuk dekretonte ministrat e propozuar nga kryeministri. Kryeministrit Fatos Nano, Presidenti i atëhershëm Rexhep Meidani, pa e shkelur Kushtetutën, refuzoi t’i dekretonte disa ministra. Në atë periudhë, Kushtetuta nuk i vinte afat kohor Presidentit për dekretimin e ministrave dhe Meidani e shfrytëzoi këtë vakum.

Por, Presidenti aktual Ilir Meta nuk mund të mosdekretojë emërimin apo shkarkimin e një ministri, pasi Kushtetuta ka ndryshuar. Pikërisht për të evituar përsëritjen e precedentit ‘Mejdani-Nano’, Kushtetuta u ndryshua në vitin 2008, duke vendos një afat, brenda të cilit Presidenti duhet të dekretojë kandidatin e propozuar nga kryeministri për ministër. Konkretisht, neni 98 i Kushtetutës parashikon që ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve, ndërsa dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi. Pra, neni 98 i Kushtetutës nuk lë vend për ekuivok, pasi nuk krijon asnjë hapësirë dhe nuk lë asnjë opsion, si në raste të tjera, për mosdekretim nga ana e Presidentit. Nëse Meta nuk dekreton brenda këtij afati, i cili skadon ditën e hënë, Presidenti do të shkelte Kushtetutën. Gjithashtu, dekretim ose mos dekretim, Kushtetuta nuk i kërkon në asnjë rresht kreut të shtetit të sqarojë bindjet e tij për kandidaturat e ministrave. Ajo që kushtetuta i kërkon presidentit është e sanksionuar nenin 103 të kushtetutës ku thuhet se: “Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërisë civile”, fakt lehtësisht i kërkueshëm nga Presidenca për Sandër Lleshin.

Së dyti, kreu i shtetit Ilir Meta, mbrëmjen e së premtes, referoi rastin e Presidentit italian Sergio Mattarella, i cili nuk ka dekretuar një kandidat i propozuar për ministër të Ekonomisë. “Të jeni të sigurt për këtë gjë. Presidenti nuk është një figurë që merret as më PPP-të dhe as me këto, por kur vjen momenti që merret me çështjet të tilla, siç kemi rastin e Italisë, ku Presidenti ka të njëjtat kompetenca dhe mendonte që një profesor i ekonomisë që e kishin propozuar për ministër të Ekonomisë, rrezikonte me idetë e tij të cenonte objektivat e Italisë dhe prezencën e saj në euro, tha që nuk e firmos”, tha Meta. Ky argument i Presidentit Meta nuk qëndron sepse edhe në Kushtetutën italiane nuk ka një afat, brenda të cilit Presidenti duhet të dekretojë kandidatin e Propozuar për ministër. Ndërsa në Kushtetutën e Shqipërisë afati është përcaktuar, 7-ditor.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 04/11/2018 14:07

    Karakteri dhe disiplina ushtarake ne zbatim te ligjit e Sander Lleshit eshte mos bindja e Metes per ta dekretuar . Mos vajtja ne rakim jo zyrtar e Lleshit ( qe mire beri ) e friksuan Meten per Sander Lleshin . Rama duget te kembengul qe Sandi te jete ne krye te ministruse se brendeshme

    Përgjigju
  • Emigranti: 04/11/2018 11:22

    Mutin po ebajte afer do I mbash dhe eren!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion