Programi për panelet diellore, Balluku: Do të vendoset çmim tavan! Më 1 nëntor, qytetarët mund të aplikojnë për instalimin e tyre

3 Tetor 2022, 17:55

Nga 1 tetori, Agjencia për Eficencën e Energjisë ka nisur fazën e garave të subjekteve që ofrojnë panelet e energjisë diellore dhe instalimin e tyre. Subjektet e interesuara kanë kohë të aplikojnë deri më datë 18 tetor dhe të paraqesin dokumentet sipas kritereve të përcaktuara, ndërsa fituesi do të shpallet më datë 30 tetor.