Projekt i ri për zgjatimin e Lumit Lana nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar, Veliaj: Familjet do të marrin në pronësi aq metra katrorë sa kanë

12 Korrik 2022, 13:14 | Përditesimi i fundit: 2022-07-12 14:55:11

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kreu i Bashkisë Erion Veliaj njoftoi një tjetër projekt që do të nisë së shpejti në kryeqytet. Bëhet fjalë për zgjatimin e Lumit Lana nga pjesa e Pallatit me Shigjeta, e deri në Kashar.  Veliaj tha se familjet, objektet e të cilave i prek projekti, edhe nëse nuk i kanë të legalizuara, do të dëmshpërblehen me aq metra katrore sa kanë aktualisht.