Projekti i portit të Durrësit, Alabbar për median arabe: Ndër më të mirët! Do të jetë krejtësisht ndryshe, diçka që nuk e keni parë askund

25 Nëntor 2022, 12:25

Kompania ‘Eagle Hills’ merr dritën jeshile për mega-projektin në Shqipëri. Kështu shkruan revista ‘Arabian Business’ teksa i referohet marrëveshjes që miratoi Kuvendi me 74 vota pro dhe 35 kundër për projektin e Portit të Durrësit.