Projekti i portit të Durrësit/ Berisha paralajmëron kompanitë: Nëse pranoni të merrni pjesë, do futeni në listën e zezë! Mos u ktheni si shushunja

18 Nëntor 2022, 13:36

Edhe në konferencën për shtyp, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj Edi Ramës se mashtron qytetarët për kompaninë që merr pjesë në ndërtimin e projektit portit të Durrësit.

“Edi Rama mbrëmë paraqiste ‘Eagle Hill’ si kompania që do të bënte Manhattanit të Zagrebit kur qytetarët e cuan në kosh të plehrave. Shihni ku e çon mashtrimin e qytetarëve. Ajo histori është mbyllur 2 vite më parë nga qytetarët e Zagrebit, është flakur. Të gjitha këto e bëjnë situatën në Shqipëri eksplozive. Qytetarët shqiptarë s’mund të qëndrojnë duarkryq para këtyre akteve që tejkalojnë cdo imagjinatë të vjedhjes së pasurisë së tyre. PD do përdorë të gjitha format për të kundërshtuar këtë plackitje të pronës publike më të çmuar që sot kanë shqiptarët. Porti mijëvjecar i Durrësit është prona publike më e çmuar. Kompanitë që do marrin pjesë futen në listën e zezë dhe i paralajmëroj të mos kthehen si shushunja”, tha Berisha.

    No videos found.