Projekti për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës në protestë: Do vdesim në tokat tona! Kush na i prek pronat do bëhet kufomë këtu

13 Nëntor 2022, 11:34 | Përditesimi i fundit: 2022-11-13 13:39:38

Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë për projektin e rrugës Thumanë-Kashar-Fier. Ata thonë se kompania Gener2 që ka fituar projektin me koncesion për 35 vite, në kundërshtim me ligjin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi.