Projektligji për zonat ushtarake, debate te ‘Ligjet’! PS: Nuk do të mbrohen më, vetëm do mbikqyren! Opozita: Nuk i shërben të mirës publike

12 Korrik 2022, 11:09 | Përditesimi i fundit: 2022-07-12 15:23:53

Në komisionin e Ligjeve është duke u shqyrtuar projektligji për disa ndryshime në ligjin “Policinë Ushtarake”. Maxhoranca e cilësoi të rëndësishëm ndryshimin ligjor për të rregulluar marrëdhëniet e Policisë Ushtarake me institucionet e tjera. Sipas projektligjit, zonat ushtarake nuk do të mbrohen më nga policia ushtarake, por do të kenë vetëm mbikqyrje. Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes nuk do të mbrohet vetëm nga garda, por edhe nga policia ushtarake.