Projektrezoluta për ish spiunat në administratë, Kuvendi jep autorizimin për publikimin e emrave online të atyre që kanë bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit

10 Gusht 2022, 22:45

Emrat e të gjithë ish spiunëve të sigurimit që janë zyrtarë do të publikohen online. Kjo është një nga kërkesat e demokratëve përfshirë në Projektrezolutën për Dosjet e Sigurimit, pranuar nga PS dhe miratuar nga Kuvendi. Kuvendi kërkon që Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2022 të angazhohet në këto drejtime.