Prokurorët kundër ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale: Cenohet sekreti hetimor, ngadalësohet zbulimi i krimeve, sidomos korrupsionit dhe krimit të organizuar

1 Tetor, 18:49 | Përditesimi: 1 Tetor, 18:49

Një ditë pas prezantimit nga qeveria të draftit të ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, Shoqata e Prokurorëve reagoi me kritika të forta. Prokurorët e Republikës thonë se drafti u cenon punën në hetimin e veprave penale, pasi krijon hapësira që sjellin prishje provash, arratisje të të akuzuarish, ndërlikim procedural që mund të çojë deri në dështim të hetimit. Theksin prokurorët e vendosin te ngadalësimi i zbulimit të krimeve, sidomos në dobësimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

E.H/Shqiptarja.com