Prokuroria kërkon 'arrest me burg' për Julian Gjokën, mashtroi gazetaren! I kërkoi 8 mijë euro për punësim në Ministrinë e Energjisë

17 Korrik 2022, 11:40 | Përditesimi i fundit: 2022-07-17 12:56:59

Prokuroria ka kërkuar ‘arrest në burg’ për Julian Gjokën, i cili ka mashtruar një gazetare duke i premtuar punësim kundrejt 8 mijë euro në Ministrinë e Energjisë. Dy ditë më parë policia arrestoi Gjokën dhe shoqëroi gazetaren. Prokurori Bledar Valikaj ka urdhëruar lirimin e gazetares duke e konsideruar person te dëmtuar.