Prokuroria konfiskon 500 mijë euro e dy pasuri të Alda Klosit dhe bashkëshortit të saj! Ish-shefja e kabinetit të Arben Ahmetajt u dënua për fshehje dhe mosdeklarim të aseteve (VENDIMI)

12 Mars, 19:03 | Përditesimi: 12 Mars, 19:03

Prokuroria e Tiranës konfiskon pasuritë e Alda Klosit, ish-shefe e kabinetit të ish-ministrit Arben Ahmetaj, e dënuar për fshehje të pasurisë. Bëhet fjalë për rreth 500 mijë euro cash, një apartament dhe një garazh. Klosi u dënua me 1 vit e 8 muaj burgim për ngjarjen e vitit 2022, kur denoncimi për vjedhje nga pastruesja e saj zbuloi pasuritë e pajustifikuara të ish-zyrtares së Ministrisë së Financave

I.M/Shqiptarja.com