Prokuroria përfundon hetimet për ish-policin Nevaldo Hajdaraj: Akuzohet për vrasje me dashje të Klodjan Rashës, mund ta evitonte!

3 Mars, 13:13 | Përditesimi i fundit: 2021-03-03 13:21:59

3 muaj pas vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha më 8 dhjetor në rrugën Dritan Hoxha, prokuroria e Tiranës i ka komunikuar sot akuzën efektivit të arrestuar Nevaldo Hajdaraj.

Gazetari Arsen Rusta raporton se akuza e re për Hajdarajn është ajo e vrasjes me dashje. Nga hetimet ka rezultuar se Rasha ka qenë i pa armatosur kur është qëlluar për vdekje natën e 8 dhjetorit. Arma e gjetur 200 metër larg vendngjarjes është një model pistolete turke sportive e pershtatshme por nga ana liza e ADN-së ka rezultuar se nuk i përket Klodian Rashës pasi s'ka asnjë gjurmë të tij.

Akuza Nevaldos i është komunikuar një ditë më parë në ambientet e paraburgimit. Fillimisht ai u arrestua me akuzën e vrasjes në kapërcim të kufijve të mbrojties së nevojshme. Hetimet zbuluan se vrasja është bërë me dashje dhe mund të evitohej. Brenda pak ditëve dosja do të përfundojë në gjykatën e Tiranës per ta gjykuar e dënuar Nevaldon për vrasje me dashje.

Klodian Rasha, u vra në orët e mëngjesit të 8 dhjetorit, dhe është qëlluar nga një distancë prej 5 metrash largësi nga punonjësi i policisë, Hajdaraj. Pamjet filmike kryesore të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës, e tregonin qartë veprimin e policit, ku para kamerës së një servisi në Laprakë, duket se është pozicionuar për të qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të personit që ai po ndiqte.

Në filmim, sipas grupit të hetimit, dallohet se viktima është larguar me vrap. Ndërkohë nga një distancë shumë e afërt prej 5 metrash, polici i pozicionuar i shtrirë në trotuar ka hapur dy herë zjarr drejt tij.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha