Propozim i deputetes së PD, parlamenti një minutë heshtje për minatorin që humbi jetën në nëntokë

23 Shtator 2021, 10:57 | Përditesimi i fundit: 2021-09-23 11:02:50

Seanca e radhës plenare në Kuvend ka nisur me një minutë heshtje në nderim të minatorit Muharrem Plaku, i cili mbeti i bllokuar disa ditë më parë në një nga galeritë e minierës së Bulqizës dhe si pasojë ka ndërruar jetë.