'Propozimi francez' në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, flet Von der Leyen: Nëse e miratoni sot, negociatat mbahen javën e ardhshme

14 Korrik 2022, 18:26

 

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka nisur debati për miratimin e dokumentit të njohur si “propozimi francez”, për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, teksa mbajti një fjalim tha se miratimi i dokumentit do të sillte çeljen e negociatave javën e ardhshme edhe me Shqipërinë.