Propozimi gjermano-francez për negociatat Prishtinë-Beograd,analisti: Diplomacia evropiane e mefshtë

9 Tetor 2022, 16:23

Diplomacia evropiane është treguar e mefshtë, ky ishte opinioni i analistit të ftuar në Report Tv për të trajtuar propozimin e fundit të bërë nga Franca dhe Gjermania për Kosovën. Zbulimin e bërë nga Presidenti Vuçiç analisti Sadri Ramabaja e sheh si një zhvillim që do ndiqet me interes karshi asaj që do të trajtojë Serbia. Vuçiç, ka thënë më 8 tetor se Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë Kosovën të anëtarësohet në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.