Propozimi i Ballës: Në qytet të ulet shpejtësia në 30 km/h! Në autostrada të shtohet nga 110 në 130 km /h

13 Korrik 2022, 10:39 | Përditesimi i fundit: 2022-07-13 15:04:47

"Në Shqipëri ka ardhur momenti që në autostrada të shtohet shpejtësia nga 110 deri në 130 km në orë". Kështu është shprehur kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ku po diskutohet propozimi i tij në për ndryshime në Kodin Rrugor.