Propozimi i ‘Nisma Thurje’, Koçi: Avni Rustemi, Myslym Shyri e Vasil Shanto, e meritojnë vendin në histori! Etiketimi si ‘terrorist’ e ‘vrasës’, i bën dëm vendit

30 Nëntor 2022, 18:57

Mes debatit të nxitur nga Nisma Thurje nëse figura si Avni Rustemi, Myslym Shyri apo Vasil Shanto meritojnë apo jo të nderohen me emra rrugësh apo sheshesh, Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Kombëtar, e thotë me bindje “po”.