Protesta/ Çika: Berisha i pabesueshëm në publik! Andoni: Aksioni i opozitës i vonuar! Burimi: S’është revolucion

16 Shkurt 2023, 20:48

Gazetari Nebil Çika, analistët Ben Andoni dhe Genc Burimi kanë thënë për Report Tv se protesta e opozitës nuk është e besueshme për popullin pasi Berisha është konsideruar non-grata nga SHBA dhe nuk mund të pretendoj se Rama është fajtor për korrupsion, edhe nëse kjo do të ishte e vërtetë. Në emisionin "Studio Live" me gazetarin Arbër Hitaj ata  thanë se Berisha nuk ka asnjë mundësi për fitore të zgjedhjeve, e për më tepër duke u shpehur me të njëjtat terma që ka përdorur kur Meta ishte pjesë e PS.