Protesta e 3 marsit, Berisha: Do përgatitemi me të gjithë mjetet, nuk do të ketë paqe

26 Shkurt 2023, 20:23

Kreu i Rithemelimit Sali Berisha, u ndal edhe tek protesta e 3 marsit. Berisha tha se nuk do të ketë paqe deri sa shqiptarët të arrijnë të votojnë të lirë.

“Protesta e 3 marsit nuk ka dhe nuk mund të ketë paqe për Edi Ramën. Nuk mund të ketë stabilitet me Edi Ramën. Ata të cilët na sugjerojnë ne apo shprehen se po lëkundët stabiliteti , u themi se nuk do të ketë stabilitet deri sa shqiptarët të votojnë të lirë. Armata e bandave në të katër anët e vendit, shteti elektoral u vërsulën mbi populli opozitar”, tha ai.

  •