Protesta e 6 dhjetorit, Xhafaj në Report Tv: ‘Non grata’ do t’u bëj karshillëk liderëve të BE! Lapaj: S'ka ndikim në organizmin e samitit

2 Dhjetor 2022, 19:27

Protestën e paralajmëruar nga Sali Berisha në ditën historike për Tiranën, 6 dhjetor, deputeti i Partisë Socialiste Etjen Xhafaj e sheh si një karshillëk që një ‘non grata’ po i bën liderëve të Bashkimit Europian. Ndonëse Berisha deklaron se do jetë një protestë paqësore, Xhafaj tha në Report Tv qëllimi i vetëm i Berishës është që t’iu japë një mesazh liderëve të BE-së që ta llogarisin edhe atë.