Protesta e dhunshme e opozitës la pas shkatërrime dhe të lënduar në më pak se 4 orë protest me lëndë djegëse deri në Molotov.
Por teksa ekspertët kanë nisur këqyrjen në vendngjarje dhe hetimet për të gjitha vatrat ku u sulmua, njoftohet edhe shoqërimi i 2 personave të parë të dyshuar si protestues, që janë identifikuar në sulmet e mësipërme te kryeministria, Bashkia, PS-ja, Ministria e Brendhsme dhe më tej.
Gjithashtu bëhet me dije se ministry i Brendshëm Ervin Hoxha dhe kryepolici i ri Ilir Proda, janë drejtuar për tek Spitali i Traumës, për të vizituar efektivët e lënduar gjatë protestës. Raportohet se 10 prej tyre morën dëmtime, teksa ka të shtruar 3 të Trauma, 2 te QSUT dhe 1 te Sanatoriumi, të gjithë pa rrezik jete.