Protesta e opozitës te Parlamenti, Policia e Shtetit nis zbatimin e masave të sigurisë! Pozicionon forcat dhe krijon perimetrin rreth godinës

19 Nëntor, 16:16 | Përditesimi i fundit: 2024-11-19 16:30:24

 Teksa ora për protestën e paralajmëruar nga opozita po afron, Policia e Shtetit nuk ka mbetur pas me planin e masave, siç e kërkon edhe procedura në këto raste, për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

Forcat e Policisë së Tiranës dhe ato të Shtetit kanë nisur të pozicionohen rreth perimetrit të Parlamentit, për të siguruar mbarëvajtjen e protestës, e cila pritet të fillojë në më pak se një orë (17:00).

Siç shihet edhe në pamjet në video, dallohet përqendrimi i forcave të shumta të uniformave blu, duke krijuar perimetër sigurie. Efektivët shihen të pajisur me të gjitha mjetet e duhura në raste protestash, si skafandrat dhe mburojat.

    No videos found.