Në kuadër të protestës së opozitës që ka kaluar në mosbindje civile, është bllokuar edhe rruga Lezhë-Milot.
Opozitarët e qarqeve Lezhë, Shkodër dhe Kukës kanë bllokuar të dy korsitë e rrugës.
I pranishëm në grupin e parë mbërritës edhe ish-deputeti i Elbasanit, Luçiano Boçi dhe ish-gjytari Gjin Gjoni.
Disa qytetarë janë ulur këmbëkryq në asfalt duke bllokuar aksin, kurse një tjetër u pa teksa varej në një prej kamionëve të transportit, duke e penguar të vijonte më tej.
Deri tani vihet re prezencë e pakët pjesëmarrësish në këtë segment proteste të paralajmëruar.
në këtë rrethrrotullim janë caktuar deputetët; Flamur Hoxha, Isuf Çela, Emilja Koliqi, Ramadan Likaj, Greta Bardeli, Ludovik Hasanaj, Lindita Metaliaj, Elda Hoti dhe Kastriot Piroli.