Protesta e PD/ Ish-kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia konfrontohet fizikisht me Policinë

26 Nëntor, 17:22

Bardh Spahia duke u konfrontuar fizikisht me Policinë

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës dhe ish-deputeti i PD, Bardh Spahia, gjithashtu u përfshi në përplasje dhe konfrontim fizik me efektivët në krye të detyrës, të planizuar në një nga pikat e kryeqytetit.

Ai u pa teksa sulmoi fizikisht uniformat blu duke i shtytur me forcë, për të hapur rrugën që të kalonin protestuesit dhe të bllokohej aksi.

Efektivët nuk lëvizën nga vendi duke i kërkuar që të zhvendosej, teksa shihet se një prej protestuesve kërkon që ta mbështesë kundër policisë.

    No videos found.