Protesta e pedagogëve, Kovaçi: I ftojmë edhe studentët me kërkesat e tyre! Do vazhdojmë bojkotin derisa Rama të thotë s’do kemi rritje page

21 Tetor 2022, 15:07

Pedagogët kanë përmbyllur javën e parë të protestës duke deklaruar se nuk tërhiqen nga kërkesa kryesore, rritja e pagave 50 %. Ata kanë kërkuar kushte më të mira infrastrukturore në universitete ndërsa kanë paralajmëruar se të hënën do të ketë protestë kombëtare, duke kërkuar mbështetje nga rektorët dhe studentët.